Lajme

Kakavijë, arrestohet greku që tentoi të trafikonte 800 fishekë

Policia Kufitare ka arrestuar në flagrancë një shtetas grek, i cili tentoi të trafikonte për në shtetin fqinj një sasi të konsiderueshme municioni luftarak.
Atij i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 800 fishekë gjatë kontrollit të imtësishëm ndaj automjetit që drejtohej nga shtetasi grek E. F., 49 vjeç, banues në Janinë.
Gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të mjetit, policia ka gjetur një arkë metalike të mbështjellë me rroba dhe një qese plastike, brenda të cilës kishte rreth 800 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit grek E. F., për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë