Treg

Kafshët shtëpiake nuk e njohin inflacionin, por po i ndjejnë efektet e tij

Njerëzit e mësuar të prishin lekë për kafshët shtëpiake duhet të bëjnë zgjedhje më të vështira me çmime më të larta.

As macet dhe qentë shtëpiakë nuk janë të imunizuar nga shkurtimet e nxitura nga inflacioni.

Me rritjen e kostos së jetesës, duket se kafshët shtëpiake po vuajnë inflacionin.

Blerjet e lodrave për kafshë janë ulur me 16 për qind, sipas një analize të Jefferies Group dhe shitjet e shtëpive të kafshëve shtëpiake janë ulur me 21 për qind.

Njerëzit shpesh i trajtojnë kafshët shtëpiake si fëmijë. Por inflacioni i ngritur do të thotë që shumë prej tyre po luftojnë për të përballuar kujdesin për veten dhe fëmijët e tyre. Pronarët e kafshëve shtëpiake tani po “heqin” dietat dhe po i gatuajnë vetë ushqimet e kafshëve të tyre. Gjithashtu po shkojnë më rrallë tek veterinerët.

Simeon Gutman, analiste e shitjeve me pakicë thotë se ka edhe një mungesë të ushqimeve për kafshët dhe kjo po kalon edhe atë të produkteve ushqimore për njerëzit.

“Mungesat kanë nisur që në 2021 dhe 2022”, thotë ajo duke shtuar se tani ka ardhur koha që konsumatorët të marrin vendime.

Përafërsisht gjysma e 1000 pronarëve të kafshëve shtëpiake të anketuar nga platforma Zappi këtë muaj morën hapa për të reduktuar kostot e kujdesit për kafshët në vitin e kaluar. Pak më shumë se një e katërta anashkaluan ose vonuan vizitën e një kafshe shtëpiake ose mjekimin rutinë me qëllim për të kursyer para dhe 49% zgjodhën kujdesin në shtëpi në vend që të paguanin një profesionist. Një e dhjeta dhuroi një kafshë shtëpiake për shkak të rritjes së kostove.

Edhe veterinerët thonë se klientët tani janë më të përqendruar në vlerë sesa kanë qenë në të kaluarën.

Darren MacDonald, veterinerin tha se klientët po blejnë një lodër më pak ose po kërkojnë më shumë të bëhen pjesë e ofertave që bëhen herë pas here.

Kompania Yelp raporton se interesi për hapësirat e shërbimeve për kafshët ra me më shumë se 20 për qind midis qershor 2021 dhe qershor 2022.

Burimi: Wall Street Journal. Përshtati: Gazeta "Si".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë