Sfilata e Victoria Beckham në Paris u ndërpre për shkak të protestuesve të grupimit PETA, të cilët u shfaqën në pasarelën e Javës së Modës në Paris me veshja dhe pankarta me shprehje të ndryshme kundër abuzimit të kafshëve.
“Kafshët nuk janë veshje” dhe “Jetë të gjatë lëkurës vegane” ishin disa nga shprehjet e grupimit, ndërsa presidenti i PETA u shpreh: “Asnjë veshje apo aksesor nuk ia vlen aq shumë sa të theret dhe të hiqet me dhunë lëkura e një kafshe të ndjeshme dhe inteligjente. Ne i bëjmë thirrje Victoria Beckham që në vend të kësaj, t’u drejtohet risive ekologjike dhe miqësore ndaj kafshëve, të cilat disponohen”.
Sfilata prezantoi veshje të reja, pallto të gjata, geta transparente në ngjyrë të bardhë dhe pantallona me bel të lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.