Në qytetin e vogël Soure, në ishullin Marajo të Brazilit, policia ushtarake ka gjetur një mënyrë unike për të patrulluar rrugët dhe zonat e largëta: ata përdorin buaj. Këto kafshë të fuqishme, që peshojnë rreth 800 kilogramë, janë ideale për terrenin e vështirë të ishullit, veçanërisht gjatë sezonit të shirave kur rrugët bëhen të pakalueshme për automjetet.

Sipas policisë, ato janë të aftë të ndjekin të dyshuarit nëpër pellgje dhe të notojnë nëpër kënetat e dendura të rajonit.
“Ka vende ku nuk mund të arrish me motor apo me varkë, por me buajt nuk të pengon asgjë”, tha për “Wall Street Journal” rreshteri i policisë, Ronaldo Souza.



Në Soure, një qytet me rreth 24 000 banorë, policët shfaqen çdo mëngjes në qendër të qytetit mbi buajt e tyre, një pamje kërcënuese për kriminelët. Banorët krenohen se ky është një nga vendet e pakta në Brazil ku mund të ecësh lirshëm me orë në dorë, pa frikën e grabitjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.