Treg

Kafeja në krizë. Si mund të na ndikojë?

Studime të fundit të tregjeve ndërkombëtare po tregojnë se çmimi i kafesë është gjithnjë në rritje për një sërë arsyesh dhe poashtu edhe importet janë shtuar shumë. Çmimi i kafesë të konsumatori është rritur, ndërsa te fermeri është ulur në minimun. Dhe kjo ndoshta për shkak të shtimit të hallkave përpunuese dhe eksportuese të këtij produkti.

Përgjithësisht në Shqipëri që prej vitit 2011, importi i sasisë së kafes është rritur, ndërkohë që shqiptarët nuk konsumojnë shumë kafe; të paktën jo aq sa vendet e rajonit. Sipas një studimi të fundit nga Euromonitor International, një kompani hulumtimesh, qytetarët e Shqipërisë rezultuan të fundit në rajon për sa i përket konsumimit të kafesë për frymë, ndërkohë që importi i sasisë së kafesë është rritur me 0.1 përqind në krahasim me vitet e kaluara.
Disnivelet e kafesë nuk shihen vetëm në vendin tonë, por edhe në të gjithë botën. Për shembull në Amerikë gjatë këtij viti një kafe klasike kushton 5 dollarë, ndërkohë që mundi i fermerit nuk kushton kaq, e kështu ata janë të detyruar të braktisin plantacionet me kultura të ndryshme të kafesë, duke kërkuar punë të tjera. Ekspertët e Shoqatës së Kafesë Speciale të Amerikës tregojnë se industria e kafesë në botë është kudo në krizë. Majin e këtij viti, çmimet e kafesë ranë në pikën më të ulët që mund të kenë qenë në një dekadë, rreh 0.88 dollarë për kilogram.

Por, si ndikon kriza e kafesë në botë?
Për fermerët
Në rang global, rreth 21 milionë familje jetojnë nga kafeja. Plantacionet përgjithësisht shohin një korrje të madhe në vit, pritet që të ketë vazhdimisht ulje dhe ngritje të sasisë, por çmimi i prodhimit të vitit 2018-2019 ka rënë në nivele historike, duke e bërë më të vështirë tregtinë për fermerët. Shumica e fermerëve duhet të shesin një kile kafe për të fituar 1 dollarë. Në tetor, një grup fermerësh nga Amerika Qendrore që udhëtonin me karvanin e emigranteve në SHBA, u thanë gazetarëve se kriza e kafesë kishte detyruar ata të braktisnin fermat e tyre dhe të përpiqeshin të kërkonin azil në SHBA. Sipas Shoqatës së Kafesë Speciale të Amerikës në 10 vitet e fundit, mbi 60% e fermerëve të kafesë në Guatemalë, Nikaragua, El Salvador dhe Meksikë, kanë raportuar edhe pasiguri të ushqimit gjatë ciklit të korrjes.
José Sette, drejtor ekzekutiv i Organizatës Ndërkombëtare të Kafeneve e cila u themelua në vitin 1963 me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, për të adresuar qëndrueshmërinë në tregun e mallrave të kafesë tha se ky cikël i ulët aktual ishte aq shqetësues për të gjithë industrinë.
“Nëse fermerët dekurajohen dhe nuk mbjellin, nuk kujdesen për pemët e tyre, sasi a e kafesë do të bjerë dhe do të kemi edhe një tjetër disnivel për konsumatorin, pasi duhen një sasi e madhe për të kënaqur kërkesën e konsumatorit,” shprehet Sette
Z. Sette shton se ndërkohë që industria botërore e kafesë sheh të ardhura mbi 200 miliardë dollarë çdo vit, vetëm 20 miliardë dollarë arrin vendet prodhuese dhe më pak se 10% e tyre arrin kultivuesit.
Kjo do të thotë se kur ulen çmimet e kafesë, do të ketë një diferencë të madhe mes fitimit dhe harxhimit të fermerit, duke bërë të pamundur kështu pagimin e nevojave të tjera si kujdesi shëndetësorë apo nevoja për arsimim.

Për shitësit dhe kafenetë
Chuck Jones e njeh këtë industri nga të dy anët. Ai ka një kafene në Pasadena të Kalifornisë. Gjysma e kafesë së tij vjen nga fermat e familjes së tij në Guatemalë, të cilat janë në pronësi të kushërinjve të tij. Ai tregon se në fund të korrikut një nga kushërinjtë e tij në Guatemale pritet të humbasë fermën e tij.
Ai thotë se çmimet e kafesë dëmtojnë padrejtësisht kultivuesit si kushëriri i tij, i cili ka për qëllim të fitojë para të paktën të konsiderueshme në çdo dhjetëvjeçar, sidomos duke pasur parasysh mundësinë e përdorimit të opsioneve më të lira në tregun e mallrave.
“Si një blerës, unë mund ta zëvendësoj lehtësisht kafenë. Por, kjo është e vështirë, sepse është kushëriri im dhe ai po humbet burimin r të ardhurave. Ai është në moshë të mese dhe detyrohet të rrijë me ditë të tëra larg familjes për t’u kujdesur për plantacionet e kafesë. Ai ka vështirësi edhe pse është prodhues i kafesë speciale me cilësi të lartë,” shton Jones.
Gjithashtu, Jones tregon se udhëheqësit e industrisë kanë vënë në duke se shitësit duet të paguajnë çmime shtesë dhe njëkohësisht duhet të nxjerrin fitime për të mbuluar shpenzimet e tyre.

Për konsumatorët
Por si përkthehen këto faktorë tek konsumatori?
Sette shpjegon se çmimi me pakicë i kafesë, nuk është i lidhur me çmimin e kultivuesve fizikë. Ai tregon se çmimi nuk përcakton as 1-2 për qind të kujdesit të fermerëve, e jo të plotësoje edhe çmime të tjera si qiraja, pjesa e marketingut, transporti e një sërë veprimesh të tjera që e çojnë kafenë deri në treg.
“Unë nuk mendoj se dikush ecën duke qeshur drejt bankës, kur duhet të paguar faturat,” shprehet Jonas.
Ekspertë shprehen se këto disnivele të çmimit dhe sasisë ndikojnë drejtpërsëdrejti tek konsumatori, pasi për një kohë shumë të shkurtër nuk do të i’u plotësohen kërkesat e tyre për konsumimin e kulturave të ndryshme të kafesë.
Duhet gjetur një zgjidhje
Shoqata dhe organizatat e tjera të industrisë së kafesë po punojnë për ndryshime tek të ardhurave e vogla bujqësore me burime të tjera të së ardhurave, riorganizimi i zinxhirëve të prodhimit dhe luftimi i ndryshimeve klimatike.
"Ne gjithashtu duhet të promovojmë konsumin e kafesë në vendet që prodhojnë kafe, ku shpesh është e ulët. Një qasje premtuese është të nxitja e marrëdhëniet e drejtpërdrejta mes kultivuesve dhe shitësit," shton Sete.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë