Lajme

Kadri Veseli, pozitiv me koronavirus

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është infektuar me koronavirus. Ai ka njoftuar se para pak çaste është informuar nga IKSHP se ka rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli tregoi gjendjen dhe u bëri thirrje qytetarët që të kenë “kujdes maksimal” nga koronavirusi “Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2. Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim. Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!” shkruan Veseli.

Përveç tij, disa figura të tjera politike kanë njoftuar se janë infektuar me koronavirus, përfshirë edhe disa deputetë nga LDK-ja dhe Partisë Demokratike e Kosovës.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1650836451758221

Që prej 13 marsit kur janë paraqitur rastet e para e deri më 23 korrik, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 6,286 raste me koronavirus. Prej tyre, 150 kanë humbur jetën dhe 3,369 janë shëruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë