Të paktën në një ditë të vetme, politika është bashkuar në nderim të figurës së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare i cili u nda nga jeta të hënën në mëngjes.
Kryeministri Edi Rama u shfaq pa koment nga ndarja nga jeta e Kadaresë duke ribotuar një mesazh të tij për ditën e ditëlindjes së shkrimtarit.
Ndërsa Sali Berisha shkruan ndër radhë: “Në vitin ‘90 Ismail Kadare ishte një avokat i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe hapjes së Shqipërisë. Ai pas largimit nga Shqipëria, nga mërgimi në Paris mbështeti Lëvizjen Studentore dhe Revolucionin Demokratik që përmbysi diktaturën komuniste në Shqipëri”
Ilir Meta shkruan se. “kombi shqiptar humbi gjeniun e madh të letrave dhe shprehësin më të jashtëzakonshëm të fuqisë së mendimit, kulturës, vlerave dhe forcës tonë krijuese, që si askush tjetër u dha atyre përmasa botërore, duke na bërë krenarë të gjithëve”.
Presidenti Bajram Begaj gjithashtu shprehur ngushëllimet. Edhe Lulzim Basha shkruan se, “me largimin e tij nga kjo botë, kultura dhe letërsia ka humbur një zë origjinal të jashtëzakonshëm, kombi ka humbur një mbrojtës të flaktë të identitetit kombëtar, familja dhe të afërmit njeriun e dashur, miqtë dhe kolegët mikun e tyre të pazëvendësueshëm”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.