Të lindësh një fëmijë është një lumturi por rreth 20% e nënave dhe baballarëve të rinj nuk e ndiejnë atë lidhje të veçantë me të porsalindurin e tyre në momentin që i shohin dhe ka disa arsye pse ndodh kjo.
Një nga arsyet mund të jetë sepse jeta e tyre e vjetër zhduket sa hap e mbyll sytë. Bëhen prindër dhe kjo ndryshon marrëdhënien e tyre me të tjerët apo dhe e ardhmja e tyre. Ata mund të ndihen të humbur dhe të mbingarkuar nga frika sepse kaq shumë ka ndryshuar në jetën e tyre me vetëm një ngjarje.
Shumë nëna të reja përjetojnë “Baby blues”.
Kjo ndodh kur nënave ju ndryshon humori shumë 2 javët e para të lindjes dhe shpesh herë ndjehen të trishtuara. Zakonisht zgjat deri në 2 javë, por nëse zgjat më shumë, mund të jetë një shenjë e depresionit pas lindjes. Baby blues mund të shkaktohet nga ndryshimet ekstreme hormonale në trupat e nënave të reja. Mund të shkaktohet gjithashtu nga ndryshime të mëdha në rutinën dhe mënyrën e jetesës, si për shembull. të mos jesh në gjendje të flesh rregullisht për shkak të fëmijës.
Gjithashtu, disa nënave u duhet më shumë kohë për tu rikuperuar nga dhimbja dhe lodhja e lindjes. Kjo është veçanërisht e vërtetë për nënat e reja dhe ato që kanë një lindje të vështirë.
Nënat e të sapolindurve që kanë një histori depresioni, sëmundje mendore, humbje shtatëzënie ose abuzim mund ta kenë të vështirë të dashurohen menjëherë me foshnjat e tyre. Disa madje mund të vuajnë nga trauma pas lindjes. Në fakt, një studim zbuloi se deri në 4% të grave kanë çrregullim të stresit post-traumatik (PTSD) pas lindjes.
Pritshmëritë e tyre janë krejtësisht ndryshe nga realiteti. Nënat e ardhshme kanë pritshmëri dhe krijojnë skenare në kokat e tyre në lidhje me lindjen dhe fëmijën. Kjo pritshmëri ndikon shumë në momentin që fëmija vjen në jetë dhe gjerat nuk janë ashtu siç ato i kishin planifikuar.
Shumë nëna ndodh që ndjehen fajtore për lindjen e vështirë apo në rast se i nënshtrohen një operacioni sepse në kokën e tyre kanë qenë të bindura se do të kishin një lindje të natyrshme.
Këto ndjenja faji mund të “vonojnë” dashurinë e tyre për fëmijët.
Burimet: Healthline, BMC. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.