Gazeta Si – Tani ose kurrë. Tiago Djalo është shndërruar në rastin klasik ‘merr ose lër’ për Juventusin. Në klubin bardhezi po punojnë pa zhurmë për të kuptuar, nëse mund ta rrëmbejnë futbollistin portugez para Interit, apo jo.
Mbrojtësi i Lilës ka kontratë deri në qershor me klubin francez. Për në verë ai ka një preferencë të qartë: Interin. Por merkatoja ka dhe parakalime dhe ndryshime programi. Juventusi po arsyeton edhe pas asistit të Lilës për mundësinë e blerjes së lojtarit brenda 31 janarit. Një akord paraprak është gjetur me Lilën, që kërkon të evitojë largimin gratis të mbrojtësit 23-vjeçar në verë.

Po vetë Djalo? Portugezi e sheh veten më shumë tek Interi. Ai është dëmtuar në mars dhe ka shumë dëshirë të jetë sërish protagonist, duke u larguar nga Lila. Për këtë arsye Juventusi ka hyrë në lojë, por më parë duhet të bëjë ndonjë shitje për të siguruar milionat e nevojshme. Iling Jr dhe Soule janë më të kërkuarit për momentin, edhe në Premier Ligë. Ka edhe një rikthim interesi të Arsenalit për Dushan Vlahoviç.
Juventusi synon ta bindë Djalo të rishohë programin e tij. Në qershor skadon kontrata e Aleks Sandro dhe braziliani do të largohet me parametra zero. Afrimi i menjëhershëm i Djalo, që vjen nga një dëmtim i rëndë, do ta lejonte atë të ambientohet pa nxitim.
Tek Interi lojtari mund të kalojë vetëm në verë, kur do të jetë pa kontratë. Por situatat edhe mund të ndryshojnë për mbrojtësin e qendrës, sepse në sfond duken edhe Atletiko Madrid dhe PSG.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




