Futboll

Juventusi rinovon me një nga kolonat e mbrojtjes, Bremer bardhezi deri në 2028-ën

Gazeta Si – Gleison Bremer ka rinovuar me Juventusin deri në 2028-ën. Një vit e gjysmë pasi u vesh bardhezi, braziliani u shndërrua në një pikë referimi në prapavijë, duke i bindur të gjithë dhe duke e konsoliduar pozicionin e tij.

“Një vit e gjysmë më parë zgjodha Juventusin, sepse është një skuadër fituese, një grup i aftë të fitojë edhe 9 tituj radhazi. Ajo që ka bërë diferencën është se sapo erdha, kuptova se Juventusi është një familje”, – tha futbollisti, që duke rinovuar para mbylljes së vitit lejon klubin që të ketë një përfitim të konsiderueshëm në bilanc.

Bremer do të përfitojë të njëjtën pagë, 5 milionë euro, plus 1 bonus. Objektivi i tij është që të fitojë trofe me Juventusin: “Këtë vit gjërat po shkojnë më mirë. Sezoni i parë ishte për ambientimin.

Muajt e fundit, edhe me ardhjen e drejtuesve të rinj, kam gjetur më shumë qetësi dhe kam mësuar nga gabimet e fillimit. Tani jam më i ndërgjergjshëm për forcën time dhe kualitetin tim. Duke luajtur një herë në javë, ka më shumë kohë për t’u përgatitur më mirë fizikisht”, – u shpreh braziliani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë