Futboll

Juventusi përplaset me shtyllat, vetëm një barazim në shtëpi ndaj Xhenoas

Gazeta Si – Në ‘Allianz Stadium’, skuadra e Alegrit nuk mundi ta çajë murin e Xhenoas. Gjatë pjesës së dytë Iling dhe Kean goditën shtyllën, ndërsa në fund Vlahoviç u ndëshkua me karton të kuq.

Juventusi nuk arrin të bëjë kthesën dhe vazhdon me hap të ngadaltë në zonën Champions. Për javën e 29-të të Serisë A, bardhezinjntë nuk shkuan më shumë se një 0-0 ndaj Xhenoas dhe shohin Bolonjën të afrohet në renditje.

Shumë gabime gjatë pjesës së parë, shumë pak cilësi në fushë dhe rezultat i bllokuar. Gjatë pjesës së dytë Alegri provoi ta ndryshonte rrjedhën e lojës me ndërrimet e bëra, por të tijtë u ndalën nga shtyllat, që i mohuan golin Iling Junior dhe Kean. Në shtesë Vlahoviç u ndëshkua me karton të kuq për protesta. Juventusi ka 59 pikë aktualisht në renditje dhe nuk fiton prej tri javësh.

Milani fitoi 1-3 në fushën e Veronës dhe renditet i dyti, 3 pikë para Juventusit. Ishte fitorja e tretë radhazi për skuadrën e Piolit në kampionat.

Interi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Napolit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë