Gazeta Si – Një goditje e mesfushorit francez në fillim të pjesës së dytë i dha 3 pikët Juventusit, që tashmë shkon në 2 pikë larg Interit kryesues. Tjetër fitore minimale për bardhezinjtë e Alegrit.
Juventusi mundi 1-0 Romën në javën e fundit të 2023-shit në Serinë A, duke u afruar kështu me Interin në vetëm 2 pikë. Në sfidën mes Alegrit dhe Mourinjos, pas shtyllës së Kristantes në fillim të ndeshjes, ishte Juventusi që krijoi më shumë raste me Vlahoviç dhe Kostiç në pjesën e parë.

Sulmuesi serb ishte protagonist me një asist në minutën e 47-të, duke çmarkuar Rabiot përpara Rui Patricios për golin me vlerën e 3 pikëve. Juventusi e ruajti rezultatin deri në fund, duke e bërë Alegrin trajnerin me fitues në Serinë me rezultatin 1-0.
Ka fituar me të njëjtin rezultat sot edhe Milani. Kuqezinjtë mundën Sasuolon e Nedim Bajramit, falë një foli të Kristian Pulisiç në pjesën e dytë. Një fitore kjo që ka çliruar trajnerin Stefano Pioli, i cili ishte nën presion përpara ndeshjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




