Media Galeri

Justin Trudeau në gjurmët e të atit që u divorcua kur ishte kryeministër

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe gruaja e tij Sophie në një njoftim të papritur dhanë lajmin e ndarjes. Për ta shënohet fundi i një martese 18-vjeçare.

Ata janë parë së bashku publikisht më rrallë vitet e fundit, megjithëse morën pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III së bashku në maj dhe pritën Presidentin e SHBA Joe Biden në Kanada në mars.

Një vendim të tillë, për t’i dhënë fund martesës do ta merrte edhe i ati i tij në kohën kur ishte kryeministër. Babai i tij Pierre Trudeau u nda nga gruaja Margaret në vitin 1984 kur ishte në krye të qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë