Drejtësia

Jorgo Goro mbetet në burg, Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën për masë më të lehtë  

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, për një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit në burg.

Goro akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste dhe aktualisht ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie.

Hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, përcollën pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.

Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private

Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije m2


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë