Filmi “Ne” mund të duket si një trriller i dalë jashtë mode, por ajo çka është e veçantë në të, është mënyra se si është ndërtuar dhe ndërthurja që ka me filmin e parë të regjisorit Jordan Peele “Get Out”, një film që krijoi një fushatë të mrekullueshme marketingu.
Regjisori Peele ka qenë viktimë deri në një farë mase nga suksesi i “Get Out”, ndërsa ai gërsheton trrillerin dhe komedinë. Sidoqoftë, filmi i dytë është mjaft i mirë për të argëtuar audiencat në mbrëmje, duke na kujtuar se këto filma janë shumë të vështirë për t’u realizuar.

Gjëja me e mirë dhe më e keqe në filmin “Ne” është thjeshtësia konceptuale që përmban. Një familje prej katër personash shkon me pushime në një qytet bregdetar, ku kryefamiljarja kishte përjetuar një traumë gjatë fëmijërisë, gjë të cilën e kujton shumë rrallë.
Momenti kulmor i filmit është kur Adelaide (kryefamiljarja), burri i saj dhe dy fëmijët e tyre shikojnë katër drita të pasqyruara në xhamin e dritares së shtëpisë. Ndërsa afrohen të katërt për të parë më qartë, djali i vogël vëren se njerëzit jashtë, janë pikërisht “ata”.

Ky është momenti kur regjisori Pele ka ndërtuar një sërë skenash tensionuese, duke u bazuar në traditën e filmave si “Pushtimi nga trupi i rrëmbyer” së bashku me zhanrin e filmit “Ka diçka në shtëpi”, filma horror mbi të cilat regjisori është frymëzuar, edhe për filmin “Get Out”, me të cilin fitoi çmimin Oskar.
“Pse po e bëjnë këtë?”, pyet djali i vogël, përafërsisht në kohën kur edhe audienca do të mendonte të njëjtën gjë.
Ndërsa në moment zhvillohen skenat narrative, ka një ndjenjë disi të bezdisshme për publikun se çfarë do të ndodhë në vazhdimësi të filmit, e cila tregohet në skenën e fundit.
Peele, vlen të përmendet për ndërthurjen që krijon mes filmave të tij, pasi skenari i të fundit “Zona e Muzgut” mendohet të ketë një përputhje me seritë e filmit “Ne”, në mënyrën se si ndërtohen skenat tek të gjithë filmat e tij.
Një gjë e veçantë e filmave të regjisorit është dhe fakti se ai, nuk i ka marrëdhëniet e mira me lepujt. Në pamje të parë duket qesharake, por pothuajse në të gjithë filmat e tij, lepuri është si një simbol i cili sjell fatkeqësi.
“Nuk kam frikë prej tyre, por mendoj se aq të butë sa janë mund të bëhen edhe të frikshëm. Pikërisht qetësia e tyre është e frikshme” shprehet Peele.
Mendohet se nëse biletaritë e kinemave do të tregohen të sakta në numërimin e tyre filmi do të tregojë dhe një herë statusin e merituar që ka regjisori në Hollivud.
“Ne” është me siguri filmi që realizoi premtimin e regjisorit kur mori çmimin Oskar, rikthimin e filmave origjinal dhe kështu nuk ka se si të mos bëjë bujë.
“Përgjithësisht, njerëzit kanë frikë nga të huajt. Që në moshë të vogël na kanë mësuar se di të kemi frikë nga ata, por unë mendoj se fillimisht kemi frikë nga vetja. Ideja për të takuar veten pa e menduar më parë, më ka tërhequr gjithmonë dhe ka qenë një ndër gjërat e para që mendoja t’i sillja publikut. Ne tregojmë me gisht njerëzit që nuk na duken si ne, të cilët nuk kanë votuar si ne, nuk janë ushqyer si ne, të cilët jetojnë në rrugë për shkakun tonë. Ky film flet për nocionin se ndoshta ne jemi armiku ynë më i keq” shton Peele. /CNN/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.






