Njerez

Jonathan Bailey zgjidhet burri më sek*i për vitin 2025

Nga Gazeta Si- People Magazine ka zgjedhur burrin më seksi. Thuajse çdo vit, revista ia akordon një aktori këtë titull. Këtë vit, vendi i takon Jonathan Bailey. Ylli i “Wicked” dhe “Bridgerton’, tha gjatë një interviste me Jimmy Fallon se “Është nderi i një jete” dhe “absolutisht absurd”.

Duke folur me Fallon, Jonathan Bailey kujtoi momentin kur mësoi për herë të parë për titullin në fillim të këtij viti. Në atë kohë, ai po performonte në një prodhim të operës “Richard II” të Shekspirit.

Për vlerësimin me këtë çmim, People ka thënë se “kandidatët nuk gjykohen vetëm mbi pamjen”.

Revista ka deklaruar se personi i zgjedhur nuk paguhet dhe as nuk paguan në këmbim të titullit.

Veç zgjedhjes së People, janë edhe njerëzit që mund të japin sugjerimet e tyre dhe më pas njoftohet çmimi i publikut. Në këto përzgjedhje ka edhe tituj më specifikë si “babi më seksi në botën e sportit” që është Christian McCaffrey.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë