Media Galeri

John Cena ndan çmimin për kostumografinë… nudo

John Cena fjalë për fjalë i tregoi të gjitha në Oscars të dielën.

Aktori u shfaq në skenë gjatë transmetimit televiziv për të prezantuar çmimin për kostumografinë më të mirë duke qenë pothuajse totalisht nudo.

Prezantuesi i shfaqjes, Jimmy Kimmel po kujtonte në një moment historinë e Oscars, duke përmendur çmimet e 1974, kur një këngëtar vrapoi nëpër skenë. Kimmel tha me shaka: “A mund ta imagjinoni nëse një burrë nudo do të vraponte nëpër skenë sot? A nuk do të ishte çmenduri?”

Nga këndi i skenës, Cena nxori kokën jashtë dhe i tha Kimmel se nuk do e bënte këtë.

“Është një ngjarje elegante. Sinqerisht, duhet të kesh turp që e sugjeron një ide kaq pa shije”, u ‘ankua’ Cena.

Në këtë pikë, Cena, duke mbajtur një zarf të madh fituesi mbi pjesët e tij intime, shkoi në qendër të skenës.

“Kostumet janë kaq të rëndësishme. Ndoshta gjëja më e rëndësishme që ekziston”, tha ai gjatë prezantimit të çmimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë