Gazeta Si – Aktori me origjinë shqiptare John Belushi, i cili ka qenë dhe vëllai i Jim Belushit, humbi jetën në moshën 33-vjeçare nga një koktejl kokaine dhe heroine në shtëpinë e tij.
Ai lindi në Chicago, Illinois. Ishte djali i Agnes Belushi dhe Adam Belushi. Mbiemri i familjes gjatë emigracionit ishte Bellios, ose Belliors.
Belushi fiton famë kombëtare nga roli i tij tek “Saturday Night Live”. Mes dy sezoneve të spektaklit, realizon një nga filmat e tij më të famshëm, “Animal House”.
Më 1970, ai luan së bashku me Dan Aykroyd në ikonën “The Blues Brothers”. Nga përdorimi i gjatë i drogës, ai vdes më 1982 në moshën 33-vjeçare, por la gjurmë si komedian; 22 vjet pas vdekjes, ylli me emrin “John Belushi”, u vendos në “Bulevardin e Famës” në Kalifornia.
Belushi vuante nga probleme të varësisë së lëndëve narkotike dhe kur kanë kaluar 43 vjet nga vdekja e tij, Gazetasi.al po publikon 7 gjëra që nodhta nuk i dini.

Teprimet
Natën mes 4 dhe 5 marsit 1982, një mbidozë kokaine dhe heroine i dha fund para kohe jetës së të aktorit të famshëm amerikan, me origjinë shqiptare, John Belushi.
Ai ishte vetëm 33 vjeç dhe një nga humoristët më premtues në Hollywood. Një karrierë në kulmin e valës së aktorit të “The Blues Brothers” dhe “Animal House”, e karakterizuar megjithatë nga varësia dhe konsumimi i tepruar i lëndëve narkotike. Miqtë dhe kolegët e kishin këshilluar vazhdimisht Belushin që të detoksifikohej, por pa sukses.

Paratë e dhëna nga menaxheri
Më 4 mars 1982, John Belushi shkoi te menaxheri i tij, Bernie Brillstein për të kërkuar disa para më shumë, zyrtarisht për të blerë një kitarë.
Ai arriti – pas një refuzimi fillestar – të merrte 1.500 dollarë, të cilat aktori i shpenzoi menjëherë për një pedale për bateritë e tij dhe për kokainë dhe heroinë.

Nata e fundit
Atë mbrëmje, John Belushi organizoi një shëtitje me ish-autorin e “Saturday Night Live”, Nelson Lyon dhe grupin e këngëtaren Cathy Evelyn Smith (ish-partnerja e tij, e cila vdiq në vitin 2020 në moshën 73-vjeçare).
Të tre, mes muzikës dhe klubeve, pinin shumë dhe merrnin një sasi të madhe droge. Në mes të festimeve, Belushi ndjeu një gjendje pak të përzier dhe i kërkoi Smithit ta kthente në shtëpinë e tij njëkatëshe në Chateau Marmont (hotel legjendar në Los Angeles).

Vizita e Robin Williams dhe Robert De Niro
Në dhomën e tij – siç tregoi Smith disa muaj më vonë – John Belushi i kërkoi gruas disa herë që t’i injektonte doza “Speedball” (siç quhet në zhargon përzierja e heroinës dhe kokainës).
Atë natë, disa miq shkuan për të vizituar aktorin: Robin Williams dhe Robert De Niro. Ata ishin njerëzit e fundit që panë Belushin të gjallë.

Çfarë ndodhi më 5 mars 1982
Në mëngjesin e vonë të 5 marsit, Bill Wallace, trajneri dhe miku personal i Belushit, mbërriti në shtëpinë njëkatëshe të aktorit.
Ai e gjeti atë të pajetë dhe u përpoq ta ringjallte, duke i bërë masazh kardiak, përpara se të thërriste ambulancën dhe menaxherin.
Gjithçka ishte e kotë: pas gjysmë ore mjeku Thomas T. Noguchi, i cili ndërhyri në vendngjarje, zyrtarizoi vdekjen.

Funerali
Varrimi i John Belushit u bë me një rit ortodoks, përpara familjes së tij, bashkëshortes së tij Judith Jacklin (e cila vdiq më 5 korrik 2024 në moshën 73-vjeçare) dhe njerëzve të shumtë që kishin punuar me humoristin dhe aktorin në “Saturday Night Live” dhe në filma.
Zemërthyer nga pikëllimi, ishin vëllai i tij, Jim Belushi dhe shoku i tij i përjetshëm, Dan Aykroyd, të cilët luajtën këngën “The 2000 Pound Bee” gjatë ceremonisë për të respektuar një pakt shakaje të bërë vite më parë.
Aktori u varros më vonë në varrezat Abel’s Hill në Martha’s Vineyard, Massachusetts. Mbi varr shkruhet epitafi: “I may be gone, but Rock and Roll lives on” (“Mund të kem ikur, por Rock and Roll jeton”).

Projektet filmike
Pas vdekjes së parakohshme dhe të papritur të John Belushit, Dan Aykroyd u përball me një krizë të rëndë depresive, e cila vonoi të gjitha projektet filmike që të dy kishin projektuar.
Midis këtyre “A Seat for Two” (John duhej të luante Valentinin, pjesa më pas shkoi për Eddie Murphy) dhe “Ghostbusters”, e cila u realizua vetëm në vitin 1984 me Bill Murray në rolin e Peter Venkman në vend të aktorit të ndjerë.
Përshtati në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.