Komunitet

Jetoj ende me mamin!

E kush do të donte të jetonte pafundësisht nën vëzhgimin e kujdesit të tepruar të prindit edhe pasi ka kaluar moshën e pjekurisë?

E për ata që vazhdojnë e përjetojnë ende, janë rrethana të caktuara ekonomiko-financiare, familjare që i bëjnë ende këta të rinj të jetojnë ose të rikthehen të jetojnë në familjen nukleare.

Censusi i Popullsisë dhe Banesave 2011 nga 2.8 milion banorë në Shqipëri, numri i të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç u llogarit në 704 mijë.

Sipas Censusit, 97 % e të rinjve shqiptarë jetojnë me prindërit. 8% e tyre jetojnë në një familje me më shumë se një bërthamë.

Por të dhëna të ngjashme vijnë edhe nga raporte ndërkombëtare si OECD dhe Eurostat të cilat tregojnë se edhe në vendet e zhvilluara europiane, të rinjtë edhe pasi i kanë kaluar të 18-at vijojnë jetojnë me prindërit.

Sipas OECD-së, në Itali 80,6 % e të rinjve 15-29 vjeçar jetojnë ende me prindërit, në Slloveni 76,4%, 53,3 % vajzave të reja britanike dhe 68, 3 % e djemve jetojnë me prindërit, në Finlandë 17,3 % e të rinjve jetojnë me prindërit, kurse në Maltë 91,2 %, Greqi dhe Republikën Sllovake respektivisht 76,3 dhe 76, 2%.

Teksa mosha mesatare europiane e të rinjve që jetojnë me prindërit është 69,1%, kurse mosha mesatare e të rinjve që largohen nga familja për të jetuar vetëm është 25 vjeç.

Në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve, Eurostat ka krijuar një quiz të animuar për të zbuluar pozicionin e të rinjve europianë në shoqëri. Jetesën në familje, largimin nga familja për të jetuar vetëm ose me partner a shoqëri, punësimin, argëtimin, martesën e parë.

Nga të dhënat rezulton se teksa nuk ka një mesatare europiane për moshën e martesës së parë, në Shqipëri sipas INSTAT ëhtë respektivisht për të dyja gjinitë 25, 3 dhe 27, 2, kurse Bullgaria për femrat e ka 27, 3, Spanja 33,2.

Mesatarja europiane e të rinjve që punojnë është 50,2%, Greqia 23,6%, Malta 71, 2 %, Anglia 66,7 %.

Kurse ajo që shqetëson më shumë në Shqipëri është kategoria e të rinjve të cilët nuk janë as në shkollë, as në punë dhe nuk kryejnë ndonjë aktivitet tjetër dhe kjo kategori zë një përqindje alarmante prej 26,5 % në 2018-ën, shumë larg targetit që duhet arritur prej 8,6.


Por sipas ekspertëve, të cilët në mënyrë të vazhdueshme analizojnë të dhënat periodike të INSTAT, shpjegojnë se ky nuk është faji i të rinjve, por cilësisë së ofertës së punës dhe diskriminimit, mungesës së mbështetjes ndaj tyre, sidomos për eksperiencën e parë të punës.

Pra të jetosh me mamin, shpeherë nuk është zgjidhje për të përkëdhelur komoditetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë