Kosto e jetesës së Shqipërisë në 2021 do të rritet me 3.8% në krahasim me vitin 2020, sipas Numbeo, portalit përllogaritës të nivelit të kostos së jetesës.
Shqipëria rënditet e 89-a nga 131 vende dhe u ngrit me 6 vende nga viti 2020. Indeksi i çmimeve përgjatë 2020 në Shqipëri ishte 36.9% dhe në vitin 2021 parashikohet të jetë 40.5%.
Sipas Numbeo, jetesa në Shqipëri po bëhet më e shtrenjtë.
Indeksi i Kostos së Jetesës i matur përjashton qiranë dhe është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, përfshirë ushqimet, restorantet, transportin dhe shërbimet publike.
Shqipëria dhe Mali i Zi, më të shtrenjtit në rajon
Mali i Zi dhe Shqipëria u renditën si vendet me koston më të lartë të jetesës në rajon, sipas indeksit në NUMBEO. Serbia, Bosnja dhe Maqedonia do të kenë kosto më të lirë jetese se sa Shqipëria këtë vit, në një kohë që i kanë të ardhurat nga pagat së paku 30% më të larta se shqiptarët.
Tirana është qyteti me koston më të lartë të jetesës në Shqipëri me gati 18 pikë për qind më shumë së mesatarja kombëtare. Në kryeqytet kosto e jetesës është sa 58 % e kostos së Nju Jorkut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.