Qeveria panameze kohët e fundit dha çelësat e shtëpive të reja për rreth 300 familje nga Cartí Sugtupu, një ishull i vogël dhe i mbushur me njerëz në Karaibe që kërcënohet nga rritja e nivelit të detit dhe mungesa e hapësirës.
Komunitetet indigjene në Cartí Sugtupu dhe ishujt fqinjë janë përballur me përmbytje dhe dëmtime nga stuhitë. Duke filluar nga viti 2015, Ministria panameze e Strehimit filloi planet e zhvendosjes, duke ndërtuar një vendbanim të ri në kontinent të quajtur Nuevo Carti - i përfunduar me një kosto prej më shumë se 12 milionë dollarë. Banorët do të fillojnë të lëvizin në shtëpitë e tyre të reja javën e ardhshme./TheAtlantic
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.