Gazeta Si - Avioni më i fundit i Cristiano Ronaldos, një “Bombardier Global Express XRS” me një prodhim të personalizuar me mënyrën e tij të festimit të golave në miniaturë, ka ndezur fantazinë e rrjeteve sociale.
Vlen rreth 70 milionë euro, arrin 950 km/h dhe ka një distancë prej 11,390 kilometrash, e cila lejon të fluturojë për shembull, nga Londra në Tokio pa pasur nevojë të bëjë ndalesa.
Një shpejtësi e nevojshme për sulmuesin portugez - 40 vjeç më 5 shkurt 2025, 16 gola në 19 ndeshje sezonale me arabët e Al-Nassr, një pagë 270 milionë euro sipas “Forbes”, 61 prej të cilave jashtë fushës - ditët e të cilit janë të furishme deri në orën 22:00 të mbrëmjes.
Pas kësaj ore CR7, me 644 milionë ndjekës në Instagram, nuk i përgjigjet më celularit ("Nuk dua që truri im të zgjohet para se të fle", tha ai në kanalin e tij në YouTube).
Ai u jep 5 fëmijëve të tij një puthje të fundit dhe zhytet në shtratin e tij “Hogo”, një shtrat me superfuqi që do të reduktonte moshën biologjike të atyre që flenë në të me 15 vjet, duke rritur funksionin e tyre imunitar. Vetëm 240 prodhohen në vit dhe nuk janë për të gjithë (një dyshek “King Size” i kalon 40.000 euro).
Vila e re në Riad
Një tjetër detaj i luksit të shfrenuar, është edhe super vila e re në Riad, e shfaqur në rrjetet sociale nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez, një ish-asistente shitjesh në kompaninë “Gucci” në Spanjë.
Fillimisht familja ishte vendosur në një hotel, Four Seasons, ku kishin zënë 17 suita me 285.000 euro në muaj.
Më pas, kalimi në një vilë me një pishinë olimpike dhe 8 dhoma gjumi, një më shumë se prona historike në La Finca, një zonë banimi në malet e Madridit.
Brenda atyre mureve, për shkak të përmasave të tepërta, Georgina tha se humbi në më shumë se një rast. Nuk është e lehtë të gjesh as veshjet e Ronaldos, gjë që do ta kishte zili çdo “fashon addicted”.
Ashtu si sirtari i orëve, oferta e të cilave është e pasur: nga “Rolex Daytona” me një kornizë prej 36 safirësh të prerë me dorë, deri te “Bugatti Chiron Tourbillon” 21 karatësh, vlera e të cilit është afër 1.5 milionë euro.
Makina luksoze me vlerë 30 milionë
Më të hutuarit mund të përballen me statujën prej dylli të asit portugez, e blerë për 28 mijë euro, pasi ranë në dashuri me atë të ekspozuar në vitin 2013 në Madrid.
Nëse arrini shëndoshë e mirë në garazh, do t'ju duket sikur keni halucinacione: janë më shumë se 20 makina luksoze, me vlerë totale gati 30 milionë euro. Më e shtrenjta është “Bugatti La Voiture Noire” (11 milionë), më magjepsja, “McLaren Senna”, që e ka marrë emrin nga piloti legjendar brazilian. Por nuk mungojnë makinat “Ferrari”, me tre prej tyre në garazh.
Një prej tyre shpeshherë do të jetë parkuar pranë jahtit shumë luksoz “Azimut Grande 27”, një mjet i blerë në Viareggio për një shumë afër 6 milionë euro pak para se t'i bashkohej Juventusit në Itali.
Në nëntor 2018, duke përfituar nga disa ditë pushimi të dhuruara nga trajneri i atëhershëm i bardhezinjve, Massimiliano Allegri, ai festoi ditëlindjen e parë të vajzës së tij në Londër.
Në 15 minuta, ai shpenzoi 31.000 euro vetëm për verën, duke e trajtuar gjithashtu veten me një shishe “Richebourg Grand Cru”, padyshim më e shtrenjta në botë.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.