Gazeta Si - Ndarja nga jeta e Franc Bekenbauer ka pushtuar faqet e para të shtypit botëror sportiv dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për një nga personalitetet më të mëdha jo vetëm të sportit më popullor në botë.
‘Perandori’ është simbol i suksesit në sport, që ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e futbollit.
Me ikjen nga kjo jetë të Franc Bekenbauer mbyllet edhe cikli i lavdishëm që krijuan korifejtë e sportit magjik: Pele, Maradona, Krojf dhe gjermani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.