Dokumentar

Jeta e Christina Aguilera do të bëhet dokumentar

Jeta e këngëtares Christina Aguilera do të shndërrohet në dokumentar që do të përshkruajë jetën dhe karrierën e saj që nga fëmijëria si interpretuese e Disney-t deri në ngjitjen e saj në muzikë.

Mediat e huaja raportojnë se këngëtarja e hiteve si Genie in a Bottle, What a Girl Wants dhe Beautiful ka 18 muajt që xhiron, pasi kamerat e kanë ndjekur Aguilerën gjatë udhëtimeve dhe shfaqjeve të saj të fundit.

“Christina Aguilera është një nga artistet më ikonike, muzika e së cilës ka frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën,” thotë Ting Poo, regjisorja e dokumentarit.

Poo fitoi vëmendje të madhe në fushën e kinematografisë në vitin 2021 për dokumentarin e saj “Val”, i cili u shfaq premierë në Kanë. Val është një dokumentar për jetën e aktorit Val Kilmer dhe betejën e tij me kancerin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë