Universiteti Yale do të prezantojë një lëndë të re vitin e ardhshëm që do të studiojë jetën e yllit të popit Beyonce, e cila ka një rekord prej 99 nominimesh për Grammy dhe njihet si një nga artistët më me ndikim në historinë e muzikës.
E titulluar “Beyonce Makes History: Radical Afriko-American Tradition, Culture, Theory and Politics Through Music”, lënda do të fokusohet në periudhën nga albumi i saj i vitit 2013 deri në “Cowboy Carter” të këtij viti dhe sesi këngëtarja me famë botërore krijoi ndërgjegjësimin dhe angazhimin në ideologjitë sociale dhe politike.
Profesorja e studimeve afrikano-amerikane të Universitetit të Yale, Daphne Brooks planifikon të përdorë repertorin e gjerë të këngëtares, duke përfshirë regjistrimet e performancave të saj live, si një “portal” për studentët për të mësuar rreth intelektualëve afrikano-amerikanë, nga Frederick Douglass te Toni Morrison.
“Ne do t’i marrim seriozisht mënyrat në të cilat puna kritike, puna intelektuale e disa prej mendimtarëve tanë më të mëdhenj në kulturën amerikane lidhet me muzikën e Beyonce dhe do të mendojmë për mënyrat se si mund ta zbatojmë filozofinë e tyre në punën e saj”, tha Brooks.
Beyonce, emri i plotë i së cilës është Beyonce Gisele Knowles-Carter, nuk është artistja e parë që studiohet në një universitet.
Universitetet kanë studiuar punën e kantautorit Bob Dylan dhe disa universitete së fundmi kanë ofruar mësime për këngëtaren Taylor Sëift dhe tekstet e saj dhe trashëgiminë në kulturën pop.
Dhe profesorë në universitete të tjera gjithashtu kanë përfshirë Beyonce në kurset e tyre ose kanë ofruar klasa për superyllin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.