Media Galeri

Jeremy, macja me 1 milion ndjekës që menaxhon një dyqan në Nju Jork

Maceve mund t’ju pëlqejë të pushojnë dhe të qëndrojnë në divan gjithë ditën, por ky nuk është rasti me Jeremy, një mace e zezë nga Nju Jorku, që është bërë virale në mediat sociale për punën e tij.

Më konkretisht, Jeremy the Manager, siç njihet në Instagram dhe TikTok, numëron më shumë se 1 milion ndjekës, ndërsa shquhet për kravatat shumëngjyrëshe që mban çdo ditë.

Jeremy “drejton” dyqanin e kafshëve në New York Citi Pups dhe orari i tij është goxha i mbushur çdo ditë. Nga mirëpritja e mysafirëve deri te ruajtja e arkës, Jeremy, duke gjykuar nga rrjetet e tij sociale, bën një punë të shkëlqyer.

@jeremythemanager

Replying to @5walterhartwellwhite5

♬ original sound – ClaireSkellyy

Në videot e tij që ngarkohen pothuajse çdo ditë në llogaritë e tyre në rrjetet sociale, të cilat menaxhohen nga pronarët, ne e shohim atë duke rrëfyer incidente që ndodhin në dyqan, por “ia kalon” ato stafit të tij kur i sheh të ulur në telefonat e tyre në dorë.

Megjithatë, Jeremy the Manager duket se ka fituar një audiencë jashtëzakonisht të madhe, të cilët vizitojnë dyqanin e kafshëve, vetëm për ta parë ose për të bërë një foto me të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë