Drejtësia

Jep dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen. Me largimin e Toskën, gjykata Kushtetuese mbetet me 8 anëtarë, nga 9 që ka në organikë.

Kjo situatë pritet të komplikojë vendimmarrjet pasi në rast të një vendimmarrje me 4 me 4 vota, Kushtetuesja s’mund të dalë me vendim.

Elsa Toska u votua nga Kuvendi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, në nëntor të vitit 2019. Me një CV të pasur dhe pas kalimit të vettingut, Elsa Toska u bë një nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. 48-vjeçarja mori “OK” nga parlamenti, ku u votua me 105 vota pro dhe 2 kundër.

Elsa Toska ka qenë Këshilltare ligjore prej 12 vitesh në Gjykatën Kushtetuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë