Muzike

Jenny Berggren e ‘Ace of Base’ do të performojë në Tiranë

Nga Gazeta “SI”– Zëri ikonik i grupit legjendar Ace of Base, Jenny Berggren do të jetë prezente në një koncert në Tiranë  i cili do të mbahet më 17 qershor në Sheshin Skënderbej. Jenny ishte pjesë e grupit legjendar Ace of Base , një nga bandat më të famshme Suedeze e 1990.

Albumi i tyre më i suksesshëm është Happy Nation (1993), një nga albumet më të shitur në debutim të të gjitha kohërave, duke u  çertifikuar nëntë herë me diskun platin në Shtetet e Bashkuara.

Ace of Base

Grupi publikoi katër albume në studio midis 1992 dhe 2002, duke shitur mbi 30 milion kopje në të gjithë botën dhe duke e bërë Ace of Base  grupin e tretë më të suksesshëm suedez të të gjitha kohërave, pas ABBA dhe Roxette .

Kjo është hera e parë që këngëtarja me famë botërore Jenny Berggren, do të performojë në vendin tonë. Koncerti do te jetë  live dhe i hapur për publikun duke sjellë nostalgjinë dhe energjinë e hiteve ndërkombëtare, përmes një atmosfere që bashkon breza.

Ky koncert do të mbahet në kuadër të Javës Suedeze të Kulturës e e cila do të sjellë në vendin tonë një kalendar të pasur me aktivitete. Ekspozita, koncerte, puntori dhe evente të shumta, që sjellin në vëmendje fuqinë që ka kultura për të lidhur komunitete, ndërtuar ura ndërkombëtare dhe frymëzuar brezat e rinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë