Art dhe Kulture

Jehona Varfi do jetë drejtoresha e re e Cirkut Kombëtar

Jehona Varfi është emëruar drejtoresha e re e Cirkut Kombëtar.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Jehona Varfi është diplomuar në Trashëgimi Kulturore nga Universiteti i Prishtinës në vitin 2010, me bursë të plotë nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Edukim dhe Kërkim.

“Përvoja e saj në institucionet shtetërore, përfshirë në disa ministri, si dhe përfaqësimi i Shqipërisë në Këshilla Ndërkombëtarë, e ka spikatur si një drejtuese me një vizion të qartë për potencialin e artit dhe kulturës”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Kulturës.

Ministri Gonxhja tha se, drejtimi i saj sfidues në Cirkun Kombëtar pritet të sjellë një frymë të re dhe kreative, duke i dhënë një platformë më të gjerë artistëve të rinj.

Cirku Kombëtar drejtohej nga Laid Ymeri deri më 25 shtator ku u lirua nga detyra me vendim ministrash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë