Moti

Java nis me vranësira dhe diell, të martën vjen i nxehti afrikan, temperaturat shkojnë deri në 37 gradë

Vendi ynë do të përfshihet nga një moti i kthjellët dhe i nxehtë këtë të hënë.

Pas mesditës priten kalim i vranësirave, si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë zonën malore Lindore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës ku kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Që nga dita e martë dhe të paktën në fundjavë, do të jemi në ndikimin e motit të nxehtë, për shkak se do të jemi nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga Afrika, të cilat kanë përfshirë një pjesë të mirë të Ballkanit, ku temperatura shumë të larta do të përjetojë dhe territori shqiptar. Parashikohet që herë pas here në zonat malore, juglindja dhe verilindja do të kenë reshje të pakta shiu.

Ndërsa temperatura të larta parashikohen ditën e enjte dhe të premte, ku maksimalja do të ngjitet 37 Gradë, kryesisht në qarkun e Elbasanit, Gjirokastër, Berat. Ndërkohë, zonat malore do të jenë nga 28 deri në 30 gradë, edhe vija bregdetare nga 32 në 33 gradë në Sarandë dhe Ksamil.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë