Moti

Java nis me mot të qëndrueshëm, temperaturat arrijnë deri në 38 gradë, të mërkurën rinisin reshjet

Deri në orët e mesditës vendi ynë parashikohet të jetë i gjithi nën dominimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në Ultësirën Perëndimore gjatë orëve të para të ditës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës shfaq vranësirat në të gjithë Shqipërinë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Pritet që gjatë orëve të pasdites vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme në zonat juglindore duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijoj të jetë nën ndikimin mot të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C vlera minimale deri në 38°C vlera maksimale. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Duke filluar nga e mërkura dhe në vijim, pritet që vranësirat të jenë më të shpeshta, duke bërë që pasditeve të ketë mundësi të pakta me pika shiu në gjysmën lindore të territorit. Duke filluar nga e marta dhe në vijim, do të kemi rënie graduale të temperaturave duke bërë që deri të premten, maksimumet në rang territori të jenë në vlerat 35-36 gradë.”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë