Një përzgjedhje e fotografive më domethënëse të marra nëpër botë këtë javë.
-Një qen me qime blu në një kafaz pret vëmendje në një spital veterinar në Nizhny Novgorod, Rusi. Një grup qensh endacakë me qime blu u gjet në fillim të këtij muaji pranë një fabrike kimike të braktisur në qytetin Dzerzhinsk.

-Llava rrjedh në anën e malit Etna, vullkani më aktiv i Europës. Ai shpërtheu të martën dhe përsëri në orët e para të së enjtes, duke dërguar llava të nxehta dhe retë e hirit në qiellin sicilian. Qytetet në afërsi po monitorohen nga autoritetet lokale.

-Bora në Tempullin e Akropolit në Athinë. U regjistruan temperaturaderi në -19C. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u kërkoi njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

-Mësuesja e yogës, Harriet McAtee, zhvillon një klasë joga në anijen e saj të ngushtë në Oksford. Pandemia e koronavirusit e ka detyruar Harriet të mbajë klasat e saj përmes thirrjeve video Zoom, duke arritur studentë deri në Zelandën e Re.

-Ethet e patinazhit në akull kanë mbërthyer holandezët, pasi ditët me temperatura nën zero ngrinë liqene, pellgje dhe kanale në të gjithë vendin, duke përfshirë këtë zonë të Delft. Kryeministri Mark Rutte tha: “Përfitoni nga moti i mirë dhe akulli – por bëjeni nën masat Covid-19”.

-Trupi i një gruaje 61-vjeçare u gjet pasi një shtëpi u shemb në Ramsbottom, Manchester i Madh, të Mërkurën në mbrëmje. Hetuesit e zjarrit thanë se “nuk do të ishte e përshtatshme të spekulohet mbi një shkak të mundshëm”, ndërsa hetimi vazhdon.

-Një varg i madh librash është shfaqur në librarinë Songpo gjatë festës së Festivalit të Pranverës në Shaoyang, Provinca Hunan, Kinë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.