Art dhe Kulture

Java e letërsisë europiane bën bashkë në Tiranë shkrimtarë e përkthyes nga e gjithë Europa

Stefan Cvajk mbetet i pari shkrimtar europian i cili në letërsinë e tij shpaloste idenë e një Europe të bashkuar. Kjo vinte dhe si pasoje e një luftë shkatërrimtare siç ishte lufta e parë botërore.

Ndaj në fillimin e viteve tridhjetë, kur Europa gjendej sërish në zgrip dhe nazizmi si ideologji po fitonte tërren, Cvajk shkroi se e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga lufta është bashkimi. Sigurisht ideja e tij u konkretizua më vonë duke u shndërruar qartazi në ide politike, por jo pa pasoja. Lufta e dytë botërore ndodhi duke shkaktuar vdekjën e miliona njerëzve në botë.

Cvajk, si idhtar i kësaj ideologjie, duke parë shkërrmoqjen e Europës  jo vetëm si hapësirë por dhe si shpirt, vrau veten në  23 Shkurt 1942 në Rio De Janeiro  ku pati  emigruar pikërisht për të  ikur nga makineria naziste e luftës. Por letërsia nuk ka rreshtur asnjëherë së qëni një shtysë e fortë drejt një bote më të mirë për të gjithë.

Letërsia shqipe, jo prezentë ne festival.

Në kohën kur lëtërsia shqipe e gjen të vështirë rrugën për te lexuesi i huaj , kjo për shkak të politikave  të pakta mbështëse ndaj përkthyesve, letërsia e huaj e përkthyer çdo vit e më tepër po gjen terren në Shqipëri. Institutet e kulturës së vendeve përkatëse, por dhe ambasadat e huaja janë mbështetëset kryesore të përkthimeve që vijnë nga gjuhët e huaja në Shqipëri.

Por e kundërta ndodh me autorët shqiptarë të cilët vazhdojnë ta kenë të vështirë recpetimin në botën e jashtme, jo për arsye cilësie por për mungesë të mbështetjes institucionale. Vitet e fundit janë disa nismat dhe aktivitetet letrare të cilat synojnë një komunikim mes autorëve të huaj dhe atyre shqiptarë por sërish ngërçi mbetet i madh , duke e shndërruar këtë marrëdhënie të njëanshme.

Por gjithsesi festivalet letrare mbeten gjithmonë një dritare e madhe vëzhgimi ndaj letërsisë, kryesisht asaj të huaj.

Pjesë e kësaj tradite të re është dhe Java e letërsisë europiane në Tiranë  e iniciuar nga Ambasada e bashkimit Europian dhe Insituti italian i artit në vendin tonë. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato në dalje për mediat theksoi nevojat e letërsisë si ndërvperim mes autorëve dhe lexuesve.

Disa prej shkrimtarëve më në zë të Europës si Catherina Prasifka nga Irlanda, Christos Armando Gezos nga Greqia, Margo Rejmer nga Polonia, Dominique Barbera nga Franca do t'i  bashkohen festivalit për tre ditë,  i cili do të mbahet në lokacione të ndryshme të Tiranës- njofton Gonzato.

Shkrimtari grek Christos Armandos Gezos , pjesmarrës në këtë festival shprehet për GazetaSi, se për të është një kënaqësi e madhe të ftohej përsëri në Tiranë, veçanërisht për një ngjarje që përfshin autorë nga vende të ndryshme evropiane.

"Çdo herë që vij këtu, vë re një ndryshim, gjërat në Tiranë ndryshojnë në një periudhë kohe prej muaji, madje edhe jave: një ndërtesë e re, një festival i ri, një dyqan i ri, etj. Por unë vazhdoj të shijoj shumë pemët dhe atmosferën e pasur, mikpritjen që ndjen kur ecën nëpër këtë qytet paqësor, por gjithashtu plot jetë", - thotë Gezos.

Marrëdhënia  mes letërsisë dhe politikës por dhe nocionit të bashkimit europian përtej atij shtetëror janë dhe lajtmotivi i  festivalit të letërsisë europianë i cili  mbahet në Tiranë në datat 12, 13, dhe 14 nëntor.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë