Politike

Majko: Janullatos ndërmjetësoi zgjidhjen e krizës së emigrantëve në kufi

Mes personave që kanë ndërhyrë për të zgjidhur krizën e bllokimit të emigrantëve shqiptarë në Kakavijë dhe Kapshticë ka qenë edhe Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko e falenderoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se kryepeshkopi dha një kontribut të vyer në këtë drejtim.

“Ndaj si më të veçantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anastas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt”, shkruan Majko.

Ministri i Diasporës falenderoi të gjitha strukturat shtetërore, veçanërisht ushtrinë dhe policinë për angazhimin e tyre në përballimin e emergjencës humanitare të krijuar sidomos në Kakavijë.

“Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare vecanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhura në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhacka dhe Sandër Lleshi”, u shpreh Majko.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë