Lojëra me Dore

Janik Siner fenomenal, fiton me përmbysje ndaj Medvedev në finalen e Australian Open

Gazeta Si – Medvedev fiton dy setet e para, më pas italiani shpërthen dhe përmbys gjithçka në 2-3. Në Australian Open, Janik Siner fiton trofeun e parë Slam në karrierë me rezultatin 3-6, 3-6, 6-4, 6-4 dhe 6-3.

Një fenomen Janik Siner, që me një betejë të pabesueshme kaloi nga errësira e 2-0 në lumturinë e fitores së parë Slam. Një sukses i madh pas 5 setesh në turneun e parë të rëndësishëm të vitit.

Bie kështu një tjetër tabu, që zgjaste 48 vjet për Italinë. Siner i ka dhuruar vendit të tij një trofe që mungonte që prej vitit 1976, kur Adriano Panata triumfonte në Roland Garros.

Praktikisht, Siner luajti dy ndeshje, atë të dy seteve të para të humbura, i pushtuar nga tensioni dhe i ngadaltë. Ndeshja e dytë ishte ajo e 3 seteve të tjera, ku ashtu si ndaj Gjokoviç, italiani reagoi shumë mirë dhe vuri poshtë kundërshtarin rus. Tani shijon triumfin e madh të Australian Open, që e çon tenistin e ri në një tjetër nivel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë