Pas Sali Berishës, në SPAK dy orë më pas (14:00), u paraqit edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili është zyrtarisht i pandehur për akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, që lidhen me privatizimin e ish-klubit sportiv "Partizani".
Pasi qëndroi vetëm disa minuta në SPAK, për t’iu rikthyer sërish arrestit shtëpiak, Malltezi foli për mediat, ku i cilësoi të pabaza akuzat ndaj tij. Sipas tij, prokurorët e posaçëm “gënjejnë, sepse i shërbejnë qeverisë”.
Ai tha se bashkë me Sali Berishën ata po mbahen në arrest politik, pasi, sipas tij, nuk ka asnjë provë dhe fakt.
“Pas 4 vitesh hetime të mercenarëve që Edi Rama ka emëruar si hetues dhe prokurore ne SPAK ku kane hetuar Sali Berishën në 3 breza deri tek mbesat e tij dhe prej 30 vitesh qysh kur ato nuk kishin lindur ende;
Pasi kanë hetuar edhe veprimtarinë e Partisë Demokratike duke filluar qysh para 20 vitesh dhe deri tek kandidatja e PD për kryetare bashkie në zgjedhjet e 2023;
Pasi mbajnë në arrest politik antikushtetues kryetarin e opozitës në Shqipëri pa asnjë fakt, dokument apo dëshmi por veç me urdhrat politik të SOROS dhe Edi ames ne Kongresin e PS me 09.04.2022 dhe Asamblenë e PS me 07.05.2022, rezulton se nuk ka çështje penale.
Shteti nuk ka humbur asnjë cent para publike, përkundrazi veç ka fituar nga zbatimi i ligjit.
Nuk ka asnjë zyrtar të çfarëdo niveli që dyshohet për asnjë veprim të paligjshëm pasi ka veç zbatim strikt të ligjeve të vendit.
Nuk ka asnjë provë, dëshmi apo dokument që të tregojë se Berisha ka detyruar ndokënd të mos zbatojë ligjin...”, tha ndër radhë Malltezi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.