Njerez

“Jam kundër vaksinimit”, një nënë e infektuar me Covid braktis të porsalindurin në spital me ndihmën e burrit

Një i porsalindur është lënë i vetëm në krevatin e spitalit nga e ëma dhe i ati. Ngjarja ndodhi në Palermo. Nëna, pasi e lindi fëmijën me operacion cezarian, u largua nga spitali pa arsye.

Gruaja, nga Palermo, pozitive me Covid-19 ishte shtruar në një zonë të rezervuar për të infektuarit në repartin obstetrik të  spitalit Cervello.

Ajo duhet të dilte me ambulancë për t’u transferuar direkt në shtëpi, ku duhet të fillonte edhe periudha e karantinimit për të. Por ajo nuk donte të priste

Ndërkohë bashkëshorti u shfaq në repart, duke iu shmangur kontrolleve. Ai hyri në ambientet e spitalit pa maskë, duke thirrur: “Unë jam pozitiv (me COVID19) dhe mund të hyj, duhet të largohemi, kemi fëmijë që na presin”.

Stafi mjekësor më pas thirri policinë dhe raportoi incidentin. Nëna e re u gjet në shtëpinë e saj.

Mediat italiane që e kanë pasqyruar gjerësisht këtë ngjarje thonë se hetimet janë në zhvillim e sipër ndërsa çifti përballet edhe me akuzën për përhapje me dashje të epidemisë.

Sipas disa dëshmive të mbledhura nga policia, nëna e re do t’i  deklaronte stafit mjekësor se ishte kundër vaksinimit, ashtu si partneri i saj.

Fëmija i sapolindur kishte rezultuar negativ dhe i ishte besuar   gjyshes që nuk ishte e infektuar me koronavirus para se çifti të ikte ..

Dy fëmijë pozitivë ndërkohë janë të shtruar në të njëjtin spital,  njëri prej tyre në kujdes intensiv.

E para është një vajzë 10-ditëshe, negative pas lindjes, por ajo më gjasë e ka marrë virusin sapo e kishin kthyer në shtëpi.

I dyti vetëm dy muajsh u intubua pasi ishte në një spital tjetër në qytet, aty ku një 11-vjeçare vdiq disa ditë më parë nga pasojat e variantit Delta…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë