Sport

Ja si u transferua ‘Giro 108’ në Itali

Etapa e djeshme në Vlorë uli siparin e “Grande Partenza” në “Giro 108” në Shqipëri. 23 skuadrat dhe 182 ciklistët do të transferohen sot në Puglia me dy avionë charter, në orën 12:00 (13 skuadra) dhe në orën 13 (10 skuadra): pas mbërritjes në Brindizi do të akomodohen në hotelet përkatëse. 

Ndërkohë baza materiale është spostuar që dje në anijet në portet e Durrësit dhe Vlorës nga ku po udhëtojnë drejt Barit e Brindizit. Një anije në intenerarin Durrës–Bari dhe dy të tjera në Vlorë-Brindizi. E katërta do të udhëtojë sot. Në total do të trasferohen 955 persona, 225 makina, 190 furgonë dhe kamionë (>12 metra), 25 autobusë dhe 4 ambulanca. 

Sot “Giro” ka të parën nga 3 ditë pushim dhe do të riniset nesër nga Lecce, etapa e 4 që njëkohësisht është e para në Itali: Alberobello (Pietramadre)-Lecce, 189 kilometra e gjatë që përfundon me 12 km cirkuit në Lecce. Sfida do të jetë mes Pedersen (Bluza Rozë kërkon fitoren e 3), Van Aert, Koij, Groves, Moschetti, Lonardi dhe Bennett.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë