Bota

Izraeli zgjeron hartën e luftës në Gaza: Banorët në zonën jugore të Rafahut të largohen

Nga Gazeta ‘Si’- Izraeli po pushton edhe më shumë tokë të Palestinës.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi të mërkurën një zgjerim të madh të operacionit ushtarak në Gaza, duke përfshirë kapjen e zonave të mëdha të tokës që do të “inkorporohen në zonat e sigurisë të Izraelit”.

Në deklaratë, Katz tha se operacioni do të përfshinte gjithashtu një “evakuim në shkallë të gjerë të popullsisë së Gazës nga zonat e luftimit”, pa specifikuar detaje.

Sipas njoftimit, operacioni ushtarak do të zgjerohet, siç thuhet, për të “pastruar zonën nga terroristët dhe infrastrukturën e terrorit, ndërsa kapin zona të mëdha që do të përfshihen në zonën e sigurisë së Izraelit”.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, vonë të martën, urdhëroi banorët në zonën jugore të Rafahut të Gazës të lënë shtëpitë e tyre dhe të lëvizin në veri.

Muajin e kaluar, një zyrtar izraelit dhe një burim i dytë që ka njohur mbi këtë çështje i thanë CNN se Izraeli po bënte plane për një ofensivë të mundshme të madhe tokësore në Gaza që do të përfshinte dërgimin e dhjetëra mijëra trupave në luftime për të pastruar dhe pushtuar zona të mëdha të enklavës palestineze.

Mbrojtja Civile e Rripit të Gazës të kontrolluar nga Hamasi njoftoi vdekjen e 15 personave, përfshirë fëmijë, në dy sulme izraelite. Në enklavë po mbarojnë furnizimet me ilaçe dhe ushqime, gjë e cila paralajmëron për një krizë humanitare të mundshme.

Ndërkohë, Pentagoni Amerikan ka dërguar një aeroplanmbajtëse të dytë në Lindjen e Mesme. Harry Truman do t’i bashkohet Carl Vinson “për të vazhduar të promovojë stabilitetin rajonal, të pengojë agresionin dhe të mbrojë rrjedhën e lirë të tregtisë në rajon”, thuhet në një deklaratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë