Bota

Izraeli vret 16 civilë palestinezë, SHBA dhe Kajro presion Tel-Avivit të ulet në bisedime

Nga Gazeta 'Si' - Shtetet e Bashkuara, së bashku me ndërmjetësit arabë, kërkuan të mërkurën(18 dhjetor) përfundimin e një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për të ndalur luftën 14-mujore në Rripin e Gazës.

Burime të Reuters në Kajro, thanë se një marrëveshje mund të nënshkruhet në ditët në vijim për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza në këmbim të të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli.

Administrata amerikane, së bashku me ndërmjetës nga Egjipti dhe Katari, ka bërë përpjekje intensive ditët e fundit për të çuar përpara bisedimet përpara se presidenti Joe Biden të largohet nga detyra muajin e ardhshëm.

Të mërkurën, një zyrtar palestinez i afërt me negociatat, thekson Reuters, tha se ndërmjetësit kishin ngushtuar boshllëqet në shumicën e klauzolave të marrëveshjes, por ai tha se Izraeli kishte paraqitur kushte të cilat Hamasi i refuzoi.

Drejtori i CIA-s, William Burns, do të shkonte në Doha të mërkurën për bisedime me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, për të kapërcyer boshllëqet e mbetura midis Izraelit dhe Hamasit, thanë burime të tjera me njohuri. CIA nuk pranoi të komentojë.

Njoftimi për armëpushimin vjen në momentin kur natën e së martës ushtria izraelite vrau 16 palestinezë. Mjekët thanë se një sulm ajror izraelit vrau të paktën 10 njerëz në një shtëpi në qytetin verior të Beit Lahiya, ku forcat e ushtrisë kanë vepruar që nga tetori, ndërsa gjashtë u vranë në sulme të veçanta ajrore në qytetin e Gazës, kampin Nuseirat në zonat qendrore dhe Rafah pranë kufi me Egjiptin.

Nga ana e saj, ushtria izraelite nuk pati asnjë koment.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë