Bota

Izraeli valë tjetër sulmesh mëngjesin e sotëm në Gaza, 58 të vrarë. Shpërthejnë protestat

Nga Gazeta ‘Si’- Të paktën 58 palestinezë janë vrarë në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës dhe mëngjesit të së enjtes, sipas tri spitaleve.

Ushtria izraelite goditi shtëpitë në mes të natës, duke vrarë burra, gra dhe fëmijë derisa po flinin.

Izraeli i rifilloi bombardimet në Gazë të martën, duke e prishur armëpushimin që e kishte ndalur luftën dhe kishte ndihmuar në lirimin e disa dhjetëra pengjeve.

Qeveria izraelite e fajësoi Hamasin – grupin e shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE- për rifillimin e luftimeve, pasi grupi militant nuk e pranoi një propozim të ri që dallon nga marrëveshja e nënshkruar mes palëve.

Më shumë se 400 palestinezë u vranë vetëm të martën, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi.

Hamasi nuk raportohet të ketë shkrepur raketa apo kryer ndonjë sulm tjetër.

Një nga sulmet në orët e para të së enjtes goditi shtëpinë e familjes Abu Daqa në Abasan al-Kabira, një fshat pranë Han Junisit, afër kufirit me Izraelin. Ushtria izraelite i kishte urdhëruar banorët e kësaj në fillim të javës që të evakuoheshin.

Në këtë sulm vrau të paktën 16 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Spitalit Evropian në afërsi, i cili pranoi kufomat. Të vrarë mbetën një baba dhe shtatë fëmijët e tij, si dhe prindërit dhe vëllai i një foshnje njëmuajshe që mbijetoi bashkë me gjyshërit e vet.

“Një tjetër natë e vështirë”, tha Hani Awad, i cili ndihmoi shpëtimtarët të kërkonin për të mbijetuar nën rrënoja. “Shtëpia u shemb mbi kokat e njerëzve”.

Izraeli, i cili gjithashtu ka ndërprerë furnizimin me ushqim, karburant dhe ndihma humanitare për rreth 2 milionë palestinezët në Gazë, është zotuar se do t’i intensifikojë operacionet derisa Hamasi t’i lirojë 59 pengjet e mbetura – 35 prej të cilave besohet të kenë vdekur – dhe të heqë dorë nga kontrolli mbi Gazë.

Ndërkohë në Izrael kanë nisur protestat.

Protesta pati në disa qytete të Izraelit, përfshirë Jeruzalemin, ku njerëzit u mblodhën në një nga sheshet kryesore e më pas marshuan drejt rezidencës së kryeministrit Netanjahu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë