Qeveria e Izraelit ka përshpejtuar ndërtimin e vendbanimeve në të gjithë Jerusalemin Lindor, me më shumë se 20 projekte që arrijnë në mijëra njësi banimi, të cilat janë miratuar ose avancuar që nga fillimi i luftës në Gaza gjashtë muaj më parë, tregojnë dokumentet e planifikimit.
Ministritë dhe zyrat brenda qeverisë izraelite qëndrojnë prapa të gjitha projekteve më të mëdha dhe më të diskutueshme, ndonjëherë në bashkëpunim me grupe nacionaliste të djathta, të cilat në të shkuarën kanë bërë përpjekje për të dëbuar palestinezët nga shtëpitë e tyre në këto pjesë të qytetit.
Miratimi ose ndërtimi i shpejtë i vendbanimeve që janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, ka të ngjarë të dëmtojë më tej marrëdhëniet e Izraelit me administratën e presidentit amerikan Joe Biden.
Lufta e para gjashtë muajve u rindez nga sulmet e befasishme të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor që vranë 1200 njerëz, kryesisht civilë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.