Bota

Izraeli përgatit ofensivën tokësore në Liban, SHBA: Përballemi me rrezikun e një lufte shkatërruese

Nga Gazeta 'Si'- Lufta midis Izraelit dhe Hezbollahut mund të jetë shkatërruese dhe gjithpërfshirëse. Alarmin e ka ngritur Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një fjalimi pas takimeve me kolegët e tij nga Britania e Madhe dhe Australia në Londër. Ai u bëri thirrje të dyja palëve në konflikt të zgjedhin një "rrugë tjetër".

"Tani përballemi me rrezikun e një lufte të plotë, një tjetër luftë në shkallë të gjerë, e cila mund të jetë shkatërruese si për Izraelin ashtu edhe për Libanin. Kështu që më lejoni të jem i qartë. Izraeli dhe Libani mund të zgjedhin një rrugë të ndryshme pavarësisht nga përshkallëzimi i mprehtë në ditët e fundit, një zgjidhje diplomatike është ende e zbatueshme", tha Lloyd Austin.

Ushtria izraelite po përgatitet të fillojë ofensivën tokësore në Liban. Hapi i parë është eliminimi i një tjetër komandant të Hezbollahut në një sulm ajror në shënjestër në një periferi të kryeqytetit libanez Bejrut.

Avionët luftarakë “shënjestruan dhe eliminuan” komandantin e njësisë së dronëve të Hezbollahut të enjten bazuar në informacionin e saktë të inteligjencës, tha ushtria izraelite. Komandanti i njësisë së dronëve të milicisë, Mohammed Srur, kishte qenë objektiv i një sulmi izraelit. Fillimisht mbeti e paqartë nëse Srur, i njohur gjithashtu me emrin e tij de guerre Abu Saleh, i mbijetoi granatimeve apo jo. Rrethet libaneze të sigurisë kanë konfirmuar tashmë vdekjen e tij, përcjell A2.

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit tha se ka siguruar një paketë ndihme prej 8.7 miliardë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme ushtarake, duke përfshirë modernizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore.

"Paketa përfshin 3.5 miliardë dollarë për blerjet thelbësore të kohës së luftës dhe 5.2 miliardë dollarë për sistemet e mbrojtjes ajrore, duke përfshirë Iron Dome, David's Sling dhe një sistem të avancuar lazer", tha ministria në një shënim.

Ndërkohë Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanuyahu ka paralajmëruar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vijimin e luftës kundër Hezbollahut.

Benyamin Netanyahu dhe bashkëshortja e tij Sara duke takuar përfaqësuesit e familjeve të pengjeve që iu bashkuan delegacionit të tij gjatë vizitës në Nju Jork, kryeministri izraelit tha se sulmi kundër Hezbollahut në veri do të ndihmojë në lirimin e të rrëmbyerve të mbajtur nga Hamasi në Rripin e Gazës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë