Nga Gazeta 'Si'- Ministri i Kabinetit të Luftës së Izraelit ka bërë me dije se vendi i tij do të kërkojë “një çmim” ndaj sulmeve të Iranit.
Ai ka bërë me dije se një çmim i tillë do të kërkohet në kohën kur Izraeli do ta shohë të përshtatshme.
“Ne do të ndërtojmë një koalicion rajonal dhe do të marrim çmimin nga Irani në mënyrën dhe kohën e duhur për ne. Dhe më e rëndësishmja, përballë dëshirës së armiqve tanë për të na dëmtuar, ne do të vazhdojmë të bashkohemi dhe të bëhemi më të fortë”, tha ministri Benny Gantz pak para mbledhjes së Kabinetit të Luftës.
Ai ka njoftuar gjithashtu se ka përfunduar një bisedë me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.
“Ne diskutuam para së gjithash për formimin e një fronti të bashkuar global për të kundërshtuar agresionin e guximshëm iranian drejtpërdrejt dhe nëpërmjet përfaqësuesve të tij, në nivel rajonal dhe global”, tha Gantz në një postim në mediat sociale.
CNN dhe Wall Street Journal cituan zyrtarë të lartë amerikanë të kenë thënë se zoti Biden i tha kryeministrit izraelit se një përgjigje ishte e panevojshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.