Bota

Izraeli arreston 7 persona të akuzuar si spiunë të Iranit, merrnin të dhëna për sitet ushtarake

Gazeta Si – Shtatë izraelitë me origjinë azere janë arrestuar me akuzën se kanë kryer qindra “misione” në emër të Iranit duke mbledhur informacione mbi instalimet ushtarake dhe site të tjera.

Celula u demaskua nga një hetim i Shin Bet (Shërbimi i Brendshëm i Sigurisë), i cili rindërtoi kontaktet e të arrestuarve me të paktën dy “menaxherë” të lidhur me Teheranin, elementë që vepronin në distancë duke dhënë urdhra, duke kërkuar detyra, duke premtuar shpërblime në këmbim të zbulimit.

Sipas hetimeve, paratë u dërguan nga “turistë” rusë, të cilët vepronin si korrierë, ndërsa një turk vepronte si ndërmjetës.

Të arrestuarit, të cilët jetonin në zonën e Haifës, u përqendruan në objektiva të shumta, disa prej të cilave tregoheshin në “hartat” e marra nga përfaqësuesit iranianë.

Aktivitetet do të kishin të bënin me bazat ajrore të Ramat David dhe Nevatim, zonën Glilot (ku ndodhet selia e Mossad), por edhe kazermat e Brigadës Golan, të goditura së fundmi nga një dron i Hezbollahut, një bastisje që provokoi katër të vdekur dhe shumë të plagosur. .

Të gjitha lokacionet e përmendura ishin të përfshira, në një farë mënyre, si në reprezaljet e raketave iraniane, ashtu edhe në inkursionet e guerilëve libanezë.

Njëri nga të dyshuarit është një ushtar dezertor: a i ka përcjellë ai udhëzimet objektivit?

Operacioni i shërbimit të sigurisë pason ndërhyrjet e fundit kundër qytetarëve të angazhuar nga armiku, duke përfshirë një individ që supozohej të vriste një shkencëtar izraelit.

Veprim për të cilin do të kishte marrë një shumë të madhe parash dhe mundësinë për të shkuar për të jetuar jashtë vendit, me sa duket në Rusi.

Bastisja konfirmon, të paktën në nivelin e provave, një mënyrë pune të njohur të dy njësive të Pasdaranit të dedikuara për punësimin e “spiunëve” jashtë vendit.

Shpesh lidhja e parë bëhet përmes platformave sociale, me kontakte që kufizohen në porosinë e gjesteve të vogla dhe më pas përpiqen të rrisin nivelin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë