Bota

Izraeli akuzon Hamasin: Faji i tyre nëse bisedimet për paqe dështojnë

Nga Gazeta 'Si'-Për Amerikën, ky është ndoshta momenti më vendimtar ndonjëherë në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

“Ndoshta është mundësia më e mirë dhe shansi i fundit që të kthejmë pengjet në shtëpi, të arrijmë një armëpushim dhe t’i drejtojmë të gjithë drejt një rruge më të mirë me paqe dhe siguri të qëndrueshme. Jam këtu si pjesë e një përpjekje diplomatike intensive të treguar nga presidenti Biden për ta kryer këtë marrëveshje. Është koha për ta bërë ujdinë,” deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Komentet e Blinken erdhën gjatë një takimi me presidentin izraelit, Isaac Herzog, në udhëtimin e tij të nëntë në rajon që prej shpërthimit të luftës në tetor. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur optimizëm për vulojnë e marrëveshjes për kthimin e paqes, por Hamas sugjeron se përparimi i pretenduar gjatë bisedimeve në Doha është thjesht një iluzion.

Dallimi më i madh mbetet në kërkesën nëse trupat izraelite do të tërhiqen plotësisht ose jo nga Gaza. Presidenti Herzog akuzon Hamasin se po çon drejt dështimit dhe këtë tentativë të radhës për paqe.

“Në fund të fundit, njerëzit duhet të kuptojnë se Hamasi po refuzon që të ecim përpara në bisedime. Ne thjesht po shpresojmë ende që të kemi përparim në negociatat e ndërmjetësuesve.”

Vendet ndërmjetësuese si Katari, Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti, deri më tani kanë dështuar të ngushtojnë mjaftueshëm dallimet për të arritur një marrëveshje në muaj të tërë negociatash dhe dhuna vazhdon e pandërprerë në Gaza.

Ka pasur një urgjencë të shtuar për të arritur një paqe mes frikës së përhapjes së luftë në mbarë rajonin. Irani ka kërcënuar se do të hakmerret kundër Izraelit pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran më 31 korrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë