Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka zhvilluar sot një mbledhje me dyer të mbyllura me gjithë punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, çështjet kryesore të ngritura nga ministrja Gjonaj ishin ato të sigurisë në sistemin e burgje dhe në kryerjen e veprimtarisë nga ana e SHKBB-së për parandalimin dhe monitorimin e veprimtarisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
Mbledhja gjithashtu ka pasur të bëjë dhe me regjimin e posaçëm për kokat e krimit që do të izolohen sipas ligjit italian dhe masat që duhet të marren nga punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në burgje, për zbatimin e tij.
“Mbledhja gjithashtu ka pasur të bëjë dhe me regjimin e posaçëm dhe masat që duhet të marren nga punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, për zbatimin e tij.
Kjo mbledhje vjen në kuadër të masave të shtuara te sigurisë së burgjeve por edhe të ngjarjeve të fundit ku janë kapur nga forcat e Policisë së Burgjeve dhe SHKBB-ja, një sërë sendesh të ndaluara”, – thuhet në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




