Atletike

Izmir Smajlaj i artë edhe në Beograd, Franko Burraj i argjendtë

Nga Stambolli në Beograd nuk ndryshon asgjë për specialistin Izmir Smajlaj. Atleti shkodran ka marrë një tjetër medalje ari, e treta kjo për këtë vit. Smajlaj, pavarësisht atmosferës së ftohtë të publikut serb, ia doli të zinte vendin e parë dhe të shpallej kampion në Beograd, në mitingun ndërkombëtar të sallave të mbyllura.

Atleti i kërcimit së gjati kërceu 7.91 m, duke marrë medaljen e artë. Sportisti shqiptar nuk u duartrokit asnjëherë nga të pranishmit në sallë, por kjo gjë nuk e pengoi Smajlajn të arrinte objektivin. Vetëm pak ditë më parë ai kishte bërë të njëjtën gjë në Ballkaniadën e Stambollit.

Smajlaj gjatë një kërcimi. Gazeta Si, 24 shkurt 2021

Franko Burraj, atleti tjetër shqiptar pjesëmarrës në mitingun e Beogradit, mori medalje të argjendtë në garën e 400 metrave, ku regjistroi kohën 47:45. Burrajt i shpëtoi medalja e artë për fare pak. Gjithsesi, këto janë rezultate shumë të mira të atletikës shqiptare në këtë fillim të 2021-shit.

Franko Burraj. Gazeta Si, 24 shkurt 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë