Shendet

Ivermectin/ A do të jetë ilaçi kundër parazitëve si një tjetër antiviral i fuqishëm për Covid-19?

Kompania japoneze tregtare dhe farmaceutike Kowa Co Ltd ka deklaruar këtë të hënë (31.01.2022) se ilaçi kundër parazitit, ivermectin, është efektiv për trajtimin e variantit Omicron të Covid-19 në një provë të fazës III.
Testi zbuloi se ivermectin ka "një efekt antiviral" kundër variantit, tha kompania Kowa pa dhënë detaje të mëtejshme. Firma ka punuar me Universitetin Kitasato, një universitet mjekësor në Tokio. Provat klinike që vlerësojnë ilaçin, i cili përdoret për të trajtuar parazitët tek kafshët dhe njerëzit, janë në vazhdim, por promovimi i ilaçit si një trajtim për COVID-19 ka krijuar polemika .
Ilaçi nuk është miratuar për trajtimin e COVID-19 në Japoni dhe Administrata Federale e Barnave të SHBA-së ka deklaruar vazhdimisht se nuk duhet të përdoret.
Ivermectin është shpallur nga disa njerëz që kundërshtojnë vaksinat kundër Covid-19 si një "ilaç mrekulli" për sëmundjen, pavarësisht mungesës së provave dërrmuese shkencore që e mbështesin atë. Por është ndoshta i vetmi ilaç për të cilin shkencëtarët në mbarë botën janë më të ndarë për sa i përket efikasitetit të tij në parandalimin e COVID-19 dhe trajtimin e sëmundjes.

Fotografi ilustruese e tabletave ivermeticin e cila po mendohet se është funksionale për Covid-19

Ilaçi, i përdorur globalisht për trajtimin e krimbave parazitarë dhe sëmundjeve të lëkurës, nuk është miratuar as në shumicën e vendeve në Evropë. Ministria e shëndetësisë në Japoni thotë se ilaçi duhet të përdoret vetëm në provat klinike. Ndërkaq për të përcaktuar efikasitetin e tij Platforma e Mbretërisë së Bashkuar për Trajtimet në Komunitet për Sëmundjet Epidemike dhe Pandemike, kreu një test klinik tek të rriturit mbi 18-vjeç, por studimi aktualisht është ndërprerë për shkak të problemeve të përkohshme të furnizimit. Me vetitë e njohura antivirale, ivermectin është treguar se redukton përsëritjen e koronavirusit në studimet laboratorike, thotë Universiteti i Oksfordit. Por megjithëse ilaçi është përdorur në mënyrë rutinore për të trajtuar Covid-19 në disa vende, si Sllovakia dhe Greqia, të cilat nuk kanë demonstruar prova shkencore për vetitë e tij.
Një studim i botuar në revistën “Nature Medicine” ka vënë në dukje gjithashtu të meta në disa studime që pretendojnë se ivermectina është klinikisht e dobishme.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se provat mbi përdorimin e ilaçit për të trajtuar pacientët me COVID-19 janë "jo përfundimtare" dhe rekomandon që të përdoret vetëm brenda sprovave klinike. Pavarësisht studimeve të vazhdueshme për efikasitetin e ivermectin, mbetet për t'u parë nëse ajo mund të ruajë interesin ndaj ilaçeve orale antivirale të zhvilluara posaçërisht për trajtimin e Covid-19.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë