Biznes

Ivanka Trump flet për projektin në Sazan: Kemi 1400 ha ishull, nuk do të bëjmë gjëra të zakonshme

Ivanka Trump, ka folur për herë të parë për projektin e shumëpërfolur të bashkëshortit të saj në Sazan.

Për podkastin e Lex Friedman, e bija e ish-presidentit Trump tha se ka qëndruar larg jetës politike për shkak të këtij projekti dhe se i është dedikuar tërësisht biznesit në Shqipëri.

“Tani për tani, unë jam duke punuar me burrin tim” tha Trump në një intervistë në podcast të Lex Friedman. “Ne kemi këtë ishull prej 1.400 hektarësh në Mesdhe dhe po sjellim arkitektët më të mirë dhe markat më të mira nga e gjithë bota.”

Resorti i Ivanka dhe Kushner do të drejtohet nga marka ultra luksoze Aman e Vlad Doronin. Hoteli do të ketë gjithashtu markën e njohur të ushqimeve, Carbone.

Çifti Kushner-Trump të shoqëruar nga Richard Grenell në një takim me kryeministrin Rama në jug të Shqipërisë, 2022

“Aman do të operojë hotelin për ne, dhe ato do të jenë vila, dhe ne kemi Carbone, i cili do të bëjë ushqimin dhe pijet,” shtoi Ivanka. “Por është e mahnitshme të bashkosh të gjithë këtë talent. Dhe po ashtu që unë të jem në gjendje të bëj sërish biznes në fushën e pasurive të paluajtshme dhe të argëtohem me të.”

Ivanka ka punuar më parë për babanë e saj në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, këtë herë ajo nuk është më në linjën e parë të fushatës së tij politike. Ajo nuk ishte prezente gjatë gjyqit të Trump dhe gjithashtu kur ish presidenti amerikan u përball me Joe Biden gjatë debatit të parë presidencial të vitit 2024, javën e kaluar.

Sa i përket hotelit të tyre të ardhshëm, 42-vjeçarja tha se do të “nderonte topografinë” e zonës.

Ajo gjithashtu dha një pasqyrë se si do të dukej hoteli. Ivanka tha se vizatimet konceptuale ishin “shumë moderne, por duke e bërë atë të ndihet e drejtë për sa i përket kontekstit të bimësisë dhe terrenit që ekziston.” Kur bëhet fjalë për materialet, ajo thotë se do të përdorin xham për të nxjerrë në pah pamjen e detit.

“Natyrisht që dëshiron xham. Kur je aty dëshiron të shikokësh atë det të mrekullueshëm blu, por si ta bëni këtë në një mënyrë që nuk duket e zakonshme dhe nuk është një mundësi e humbur për të krijuar diçka të re,” shtoi ajo.

Në resortet ndërkombëtare Aman, nnjë natë nis nga 1.4 mijë dollarë në hotel dhe 50.000 dollarë në vila. /PageSix


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë